Iniesta sheqeros Juventusin, por italianët s’gënjehen lehtë

Andres Iniesta thotë se Barcelona duhet të bëjë  paraqitje të mira në dy ndeshjet ndaj Juventusit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, pret dy ndeshje të vështira në Ligën e Kampionëve ndaj Juventusit, të cilët do të takohen në çerekfinale të kësaj gare.

“Do të jetë vështirë dhe e bukur kjo përballje. Do të luajmë kundër një ekipi të mirë me lojtar të shkëlqyer. Duhet të bëjmë mirë në dy ndeshjet për të siguruar biletën për fazën tjetër”, tha Iniesta.

“Juventusi ka qenë në një formë të mirë për shumë vite dhe kanë një trajner, i cili ka bërë punë të mirë që një kohë të gjatë. Janë lider komod në ligën e tyre dhe kanë bërë paraqitje të mira edhe në Champions”, shtoi Iniesta