Guardiolës nuk i mjaftojnë 812 milionë Euro për të fituar Champions League

Mancester Siti të mërkurën regjistroi dështimin e radhës në Ligën e Kampioneve teksa e pa veten të eliminohej nga Totenhemi. Trajneri Pep Guardiola deri tani nuk ka mundur të cojë këtë skuadër drejt triumfit kontinental, dicka shumë zhgënjyese për Citizens që kanë bërë investimet kolosale edhe pse katalanasi i siguroi të gjithë se Mancester Siti nuk e kishte marrë për të fituar me cdo kusht Ligën e Kampioneve.

Në fakt Pep Guardiolës i mungon trofeu i Ligës së Kampioneve që nga viti 2011 kur triumfoi me Barcelonën. Që nga ai moment ai nuk ka mundur të ngjitet në catinë e futbollit evropian për klube as me Bajernin e as me Mancester Sitit edhe pse në total të dyja këto skuadra kanë shpenzuar në total 812 milionë Euro gjatë kohës së qëndrimit të tij në pankinat e tyre.

Në sezonin e parë të Guardiolës te Mancester Siti, investimi i kryer nga klubi ishte 213 milionë Euro për blerjen e lojtarëve të tillë si Xhon Stons, gabriel Zhezus apo Gyndoan. dhe Mancester Siti u eliminua në 1/8 e finaleve. Sezonin pasardhës, klubi anglez shpenzoi 317.5 milionë Euro duke vendosur një rekord duke sjellë në Etihad Stadium Bernardo Silvën, Ederson, Uoker, Mendi, Laport dhe Danilo. Në këtë rast, ishte Liverpuli që ndëshkoi skuadrën e Guardiolës në cerekfinale.

Ndërsa këtë sezon, niveli i investimeve u reduktua ndjeshëm pasi u shpenzuan 77 milionë Euro me Mahrez që rezultoi blerja më e shtrenjtë, 67 milionë Euro, edhe këtë radhë eliminimi ishte në cerekfinale nga Totenhemi. Përsa i përket aventurës së tij në Gjermani, Bajerni shpenzoi 204.4 milionë euro në total me Guardiolën në pankinë dhe Bajerni i tij arriti 3 herë radhazi në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

sfidanti.al