Guardiola ç’do të bësh në Mançester? UEFA godet për punë javësh!

Juventusin e ka hedhur poshtë kategorikisht, dhe nuk mendon se ka vend tjetër më të mirë. Pep Guardiola ka vënë bast për të ardhmen e tij të afërt, duke qenë i vendosur të qendrojë tek Siti, edhe pse lajmet nga Zvicra janë që vendimi i UEFA-s pritet për punë javësh. Ai vendim dihet, përjashtim me shumë gjasa i kampiones së Anglisë nga Liga e Kampionëve për shkak të shkeljes së rregullave të Lojës së Ndershme Financiare.

Tabloidi “Sa” informon se dënimi është “në prag”, pavarësisht se drejtuesit e Sitit kanë vendosur urgjent të apelojnë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, pra në KAS. Sipas së përditshmesh bulevardeske angleze, çfarëdo që të bëjë Siti, e ka të pamundur të ndalojë efektin e menjëhershëm të dënimit të UEFA-s, pra këtë edicioni pritet të mbetet jashtë Championsit.

Guardiola synon fuqimisht ta fitojë Ligën e Kampionëve për herë të tretë, pasi ia doli dy herë me Barcelonën, ndërsa dështoi tek Bajerni, dhe nuk ka mundur deri tani tek Siti. Gjithsesi, një ndëshkim i ashpër i UEFA-s mund të bëjë që skuadra e tij të dobësohet, edhe nga ana morale, por edhe nga potenciali sportiv në fushë, pasi yjet zakonisht nuk kanë dëshirë të mos luajnë në Champions.

Sfidanti.al