Frika ishte për CR7-ën, por ndaj Ajaksit rrezikon Kielini!

Kristiano Ronaldo pritet të grumbullohet për ndeshjen e Championsit nesër ndaj Ajaksit, veçse kjo nuk do të thotë se trajneri Masimiliano Alegri nuk ka shqetësime. Përkundrazi, është tepër i alarmuar pasi kapiteni Xhorxho Kielini ndjeu dhimbje muskulare në përfundim të stërvitjes së të hënës.

Nuk dihet ende se sa i madh është problemi i Kielinit, por dihet mirë se Alegri ka pak alternativa në mbrojtje për ndeshjen e Amsterdamit. i vetmi që mund të zëvendësojë kapitenin në qendër të mbrojtjes është Daniele Rugani, pasi Martin Kaseres dhe Andrea Barxali nuk do të jenë në dispozicion ndaj Ajaksit.

Sfidanti.al