Eliminimi në Champions ka kosto financiare për Juventusin.

Ajaxi e dëmtoi dyfish Juventusin teksa e eliminoi nga Liga e Kampioneve këtë të martë. Në faktë humbja e pësuar 1-2 në Allianz Stadium u shoqërua edhe me një kosto financiare për Zonjën e Vjetër që humbi mundësinë për të siguruar 13.1 milionë Euro për të cuar në 107 milionë shifrën e arkëtuar nga kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube.

Kjo do të thotë se Juventus është ndalur në kuotën e 94.1 milionë Euove të përfituara nga UEFA. Nga këto, 18.3 milionë Euro klubi torinez i ka siguruar nga market pool që ka të bëjë me treun televiziv, 15.3 milionë për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, 29.7 milionë nga klasifikimi historik 10 vjecar, 10.8 milionë nga rezultatet e arrituram 9.5 milionë Euro Juventus i përfitoi nga kalimi në 1/8 e finaleve e 10.5 milionë nga arritja në cerekfinale.
Me pak fjalë, Juventusi me eliminimin nga Ajaksi humbi 12 milionë Euro në formën e shpërblimit dhe 1.1 milionë nga market pool.

Historitë nuk mbyllen këtu për Zonjën e Vjetër që pësoi një rënie të fortë në bursë pas humbjes me Ajaksin me 24%, një situatë që u përmirësua disi duke qenë se rënia e aksioneve të klubit arriti në -19%. Natyrisht që me Ajaksin ndodhi krejtësisht e kundërta. Aksionet e ‘Harkëtarëve’ pësuan një rritje me 10% në Bursën e Amsterdamit.

sfidanti.al