E thonë në Angli; De Ligt refuzoi superofertën e Mancester Junajtid

Matejs de Ligt është një prej futbollistëve më të talentuar. Në moshën 19 vjecare ai fitoi cmimin ‘Golden Boy’ ndërsa me Ajaksin ka shumë shanse që të luajë finalen e Ligës së Kampioneve. Ndërkaq, për të kanë shfaqur prej kohësh interesin e tyre disa prej klubeve më të rëndësishëm të Evropës, në mënyrë të vecantë Barcelona, ndërkohë që ka bërë tentativën e tij edhe Mancester Junajtid.

Djajtë e Kuq ndjenë nevojën për të bërë ndryshime të rrënjësishme në skuadër pas dështimit të këtij sezoni. Sipas asaj që publikohet te tabloidi britanik ‘Daily Mirror’, Mancester Junajtid ka bërë një ofertë prej 70.25 milionë Eurosh për kartonin e De Ligt, ndërsa vetë futbollistit i ofruan një kontratë 5 vjecare me pagë prej 15.2 milionë Euro në sezon, shifër kjo shumë më e lartë se paga që ai përfiton aktualisht.

Por agjenti i tij Mino Raiola e refuzoi këtë propozim pasi klubi anglez nuk e tërheq më aq shumë futbollistin. Por më e keqja ështe se De Ligt ia mbyll thuajse përfundimisht dyert Djajve të Kuq, pasi Raiola është i mendimit se ata nuk do ta përmirësojnë ofertën e tyre.

sfidanti.al