Dy ndërrime magjike të Alegrit, shpohet Porto dy herë

Suksesi në “Estadio Do Dragao” është meritë veçanërisht e trajnerit Masimiliano Alegri, i cili ndryshoi rrjedhën e lojës me zëvendësimet e bëra në pjesën e dytë.

Marko Pjaca zhbllokoi ndeshjen në të 72-n, pesë minuta pas kishte zënë vendin e Kuadrados. Dy minuta më pas, Dani Alvesh dyfishoi vetëm 60 sekonda pasi kishte hyrë në vend të Lihshtajnerit.

Përballja u kushtëzua edhe nga përjashtimi i Aleks Telesit, që i detyroi vendasit ta luanin pjesën dërrmuese me një futbollist më pak. Mbrojtësi brazilian e pa kartonin e verdhë dy herë në po kaq minuta për dy ndërhyrje të ashpra.