Dortmundi luan në Barcelonë, Rojs: Ter Shtegen ishte miku im…deri kur më priti penalltinë

Borusia Dortmund do të luajë ndaj Barcelonës në Camp Nou një ndeshje që është shumë përcaktuese per te dyja skuadrat. Kapiteni I verdhezinjve, Marko Rojs u shfaq në një konferencë për shtyp për të analizuar  këtë takim me kampionët e Spanjës pikerisht në fortesën e saj

Pyetje: E di që Barcelona ka shumë mungesa në mbrojtje?

Rojs: Nuk kam lexuar shumë lajmet për mungesat e Barcelonës. Por kjo nuk ndryshon asgjë tek ne. Barcelona ka lojtarë shumë të mirë dhe që kanë aftësi të luajnë në të gjitha pozicionet. Është e sigurt që do të vuajmë, por nëse luajmë si në Gjermani, kemi shumë mundëso

Pyetje: Emri juaj është lidhur me atë të Barcelonës në disa raste. E keni përjashtuar  mundësinë për të kaluar këtu në të ardhmen?

Reus: Rinovova kontratën time dhe kur ajo të skadojë do të jem 35 vjec. Për mua kjo këtu është një ndeshje speciale sepse është hera e parë që luaj në Camp Nou. Cfarë mund të them tjetër?

Pyetje: Keni folur së fundmi me Ter Shtegen?

Rojs: Sigurisht që flasim. Por që nga moment kur më priti penalltinë, nuk flasim dhe aq. Bëj shaka. Jemi shumë miq. Ai është një djalë fantastic, me një forcë mentale të madhe. Do të doja të kasha shënuar atë gol në Dortmund. I kam thënë se nëse do të kem përsëri mundësinë, nuk do të gaboj

Sfidanti.al