Dëgjoni Trapatonin për duelin Juventus – Real: “Kam frikë nga gjyqtarët!”

Trajneri legjendar italian, Xhovani Trapatoni, gjithnjë, tërheq vëmendjen e merituar të opinionit publik, sa herë që ai shpreh konsideratat e veta për futbollin, pasi ai ka bërë shumë për futbollin në Itali, ndërkohë që konsiderohet edhe si trajneri më i suksesshëm në Kalçoligën italiane. “Trapi” i papërsëritshëm, kësaj here, tërhoqi vëmendjen, për shkak të deklaratës që ai bëri lidhur me ndjeshjen e ardhshme të Champions-it mes Juventusit dhe Realit të Madridit.

Ky trajner i çmuar konsideron se Juvja do të mund të arrijë që ta elimimojë Realin në çerekfinale, por se ai ka frikë se gjyqtarët do të luajnë rolin vendimtar në ndeshjen e kthimit në Madrid, duke qenë se, sipas tij, “Bernabeu” ka aftësinë që të ushtrojë presion të madh te gjyqtarët që ata të favorizojnë ekipin vendas.

“Reali ka një histori të jashtëzakonshme në këtë konkurrim dhe në Evropë ai është një ekip më i mirë se Juventusi, por, sidoqoqftë, nganjëherë, ai ka përparësi, sepse gjyqtarët ndjejnë presion mbi vete, për shkak të ndikimit që ka ‘Bernabeu’. Nëse kapërcen Realin, Juventusi do të ketë një impuls të madh që të bëjë hapin vendimtar drejt titullit”, deklaroi Trapatoni në një deklaratë në formë analize në “Tutosport”.

Sfidanti.al