Cila është më e vështirë, Primera apo Liga e Kampioneve?

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, vuri në dukje se, sipas atij vetë dhe futbollistëve të tij, më e vështirë është që të fitosh kampionatin kombëtar. Ai konsderon se Primera është liga më e vështirë për t’u fituar, pasi “lufta” mes Realit të Madridit, Barcelonës dhe Atletikos së Madridit zhvillohet gjatë të gjithë sezonit.

“Primera është liga më e vështirë për t’u fituar dhe, kur arrita që ta fitoj atë, unë thashë se kjo ishte dita më e lumtur e jetës sime në karrierën si trajner. Liga e Kampioneve, gjithashtu, është e rëndësishme, por futbollistët e dinë se më vështirë është të fitosh kampionatin kombëtar. Sidoqoftë, në këtë moment, e kam të vështirë që të them se cilin trofe do të doja që të fitoja gjatë këtij sezoni”, deklaroi Zidane.

Sfidanti.al