Champions ,ose  thesari “Montekristos” ! Juventusi e gjeti “ishullin”

Champions League e ka pasuruar akoma më shumë Juventusin. Deri tani Zonja e Vjetër ka mundur të arkëtojë nga ky kompeticion plot 96 milionë Euro, shifër kjo që mund të  rritet akoma më shumë. Kështu Zonja e Vjetër, nga llogaritjet e kryera, ka mundur të sigurojë 12.7 milionë Euro nga faza e grupeve e Ligës së Kampioneve, shifër së cilës i shtohen 7 milionë si bonus për paraqitjet e saj. 6 milionë Euro, Juventus i ka siguruar nga kalimi në 1/8 e finaleve, ndërsa 6.5 milionë për kualifikimin në cerekfinale.

Këtyre shifrave  us shtohen edhe 27.5 milionët që torinezët i siguruan për vendin e parë në Serinë A në sezonin 2015/2016 si dhe ajo prej 36.5 milionë Euro të përfituara nga 12 ndeshjet e zhvilluara nga 18 që ishin në total. Historitë nuk përfundojnë këtu, pasi Zonja e Vjetër mund të shtojë ‘thesarin’ e saj me 7.5 milionë Euro nga kalimi i mundshëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, 7.5 milionë nga kalimi në finale dhe 15.5 milionë Euro nëse arrin të ngrejë trofeun e evenimentit më të rëndësishëm për klube.

sfidanti.al