Champions League, kontrolle anti-coronavirus për Barcelonën në Napoli

Barcelona ditën e hënë do të udhëtojë drejt Napolit për të zhvilluar ndeshjen e Ligës së Kampioneve me skuadrën e Gennaro Gattusos në mbrëmjen e së martës në San Paolo. Por në momentin e mbërritjes në aeroport delegacioni blaugrana do t’I nënshtrohet një kontrolli për temperaturën trupore dhe nëse do të jetë e nevojshme anëtarët e tij do të dërgohen në spital për teste të tjera mjekësore, një rregull ky që është vendosur nga Ministria Italiane e Shëndetësisë

Ndërkaq përsa I përket skuadrës që do të jetë në dispozicion të Quique Setien, Sergi Roberto nuk është grumbulluar për sfidën me Napoli për shkak të një problemi muskular  në këmbën e djathtë. Ai që do të udhëtojë me pjesën tjetër të ekipit është Martin Braithëaite edhe pse nuk do të ketë mundësi të luajë pasi nuk është në listën Champions të Barcelonës.

Sfidanti.al