Champions, hipoteza e re; ‘Final Eight’ në Frankfurt

Në 17 qershor do të zhvillohet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA dhe pritja për të është e madhe pasi në këtë mbledhje presidenti Aleksander Ceferin me shumë mundësi do të zyrtarizojë datat dhe formatin për të mbyllur sezonin në Ligën e Kampioneve dhe Europa League, evente që janë parashikuar të zhvillohen në muajin gusht.

Ndërkaq, shtohen zërat për një ndryshim të mundshëm të vendit të finales së Ligës së Kampioneve, pasi Stambolli duket se po mendon të heqë dorë nga kjo finale pasi nuk dëshiron të presë një ndeshje me dyer të mbyllura. Lisbona ishte një alternativë, por në orët e fundit në median gjermane është folur edhe për mundësinë që faza ‘Final Eight’ të zhvillohet në rajonin e Frankfurtit.

Sfidanti.al