Barcelona ‘ngre në qiell’ duelin mes Ronaldos dhe Messit: ‘GOAT

Këtë të martë Juventus do të përballet me Barcelonën në Camp Noun ë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve ku në lojë është vendi i parë në grup. Por kjo sfidë është edhe  ajo që do të vërë sërish përballë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, gjë që në kompeticioner evropiane nuk ndodh prej 9 vitesh.

Në këtë mënyrë klubi i Barcelonës vendosi të bëjë një homazh për këtë duel mes dy yjeve të futbollit botëror që për një dekadë kanë dominuar arenën ndërkombëtare me një post në profilin e saj në Instagram  ku është një foto e dy lojtarëve përballë njëri-tjetrit ku lexohet edhe fjala GOAT në anën e Messit, ndërkohë që fotoja ishte e shoqëruar me frazën: HISTORY; Cristiano&Leo Messi.

Sfidanti.al