Barcelona-Liverpul; ndizet parakohe supersfida e Champions

Të mërkurën luhet Barcelona-Liverpul për Ligën e Kampioneve dhe nyuk janë të paktë ata që e konsiderojnë si një finale të parakohshme. Por ndërsa skuadrat pritet që të zbresin në fushën e lojës, kjo superpërballje tashmë ka nisur pikërisht në rrjetet sociale. Në orët e fundit është vënë re një ‘ping pong’ fjalësh mes klubit katalanas dhe Jurgen Klopp dhe ishte pikërisht trajneri i The Reds që ndezi atmosferën,

I intervistuar nga DAZN Deutschland, Klop foli për stadiumin Camp Nou duke thënë: ‘është pak më i madh se i yni, pret më shumë njerëz dhe me siguri do të jetë plot kundër nesh, por është vetëm 1 stadium, jo një tempull’.

Fjalë që nuk mbetën pa u kapur nga klubi blaurgrana që nëpërmjet platformave të tij në rrjetet sociale kërkoi të motivojë tifozët në prag të ndeshjes me anglezët. barcelona postoi një video ku shfaqej Camp Nou nga disa këndveshtrime duke e ndërthurur me disa flashback të triumfit të Barcelonës ndaj Mancester Junajtid në cerekfinale dhe e gjithë kjo ishte e shoqëruar me një frazë plot efekt: ‘Ky është Camp Nou, kjo është shtëpia jonë, tempulli ynë, fortesa jonë’.

sfidanti.al