Anglia nën këmbët e Mesit, media: Dha puthjen e vdekjes

Leo Mesi është mbreti i Uemblit. Media dhe komentatorët britanikë ranë në këmbët e yllit argjentinas të Barcelonës, që zhvilloi një ndeshje fantastike ndaj Hotspurs në mbrëmjen e së mërkurës ku përvec dy golave të shënuar arriti të godasë edhe shtyllën 2 herë, pa harruar këtu edhe disa magji të tjera që bëri me lëvizjet e tij.

‘Mesi jep puthjen e vdekjes-shkruan tabloidi britanik Daily Mail, ndërkohë që janë të shumta edhe epitetet që tregojnë se të gjithë mbetën të mahnitur prej tij si Maestro, mbret apo Magjik.

Të mërkurën Mesi tregoi edhe njëherë se Uemblië është shtëpia e tij. Fenomeni argjentinas u kthye në stadiumin mitik 7 vjet pas triumfit në Ligën e kampioneve të 2011 kur Barcelona e tij mundi në finale Mancester Junajtid, por këtë radhë përballë kishte Totenhemin e Pocetinos dhe performanca ishte për ‘Hall of Fame’ sic  citon e përditshmja ‘The Guardian’. ‘Pleshti’ e mori përdore Barcelonën në një moment jo të lehtë me katalanasit që në 3 ndeshjet e fundit në La Liga kishta grumbulluar vetëm 2 pikë nga 9 të mundshmet për ta cuar bilancin e tij personal kundër ekipeve angleze në 22 gola dhe 6 assist në 29 përballje.

sfidanti.al