Aguero e bën Mançester Sitin edhe më legjendë, thyen një rekord 80-vjeçar!

Mançester Siti vazhdon që “ta shkelë” mirë rrugën e Ligës së Kampioneve, duke shënuar katër fitore mbas katër ndeshjesh të zhviluara dhe duke siguruar, tanimë, kualifikimin për në fazën knock out të këtij konkurrimi. Mbremë, “qytetarët” e Pep Guardiolës mundën Napolin (2-4), mu në mes të Italisë, dhe kjo ndeshje do të mbahet mend, veçanërisht, për shkak të golit që shënoi golashënuesi më i mirë i Sitit, Serhio “Kun”Aguero, në këtë ndeshje.

Për të qenë më konkret, me këtë gol që shënoi, ky futbollist argjentinas shkroi një faqe të re në historinë e këtij klubi të Mançesterit, duke qenë se u bë goalshënuesi më i mirë i Sitit, gjatë të gjithë historisë së tij. Aguero kundr Napolit shënoi golin e tij të 178-të, duke thyer rekordin e Erik Brukut legjendar që ka luajtuar me “qytetarët” para 80 vitesh.

Sfidanti.al