80 000 bileta shiten për 8 minuta! E pamundur, por ja që ndodhi!

Ndeshja e parë mes Juventusit dhe Realit të Madridit do të zhvillohet më 3 prill, ndërsa ajo e kthimit do të luhet në “Santiago Bernabe”, shtatë ditë më vonë. Biletat për ndeshjen në stadiumin e Juves ka kohë që janë shitur të gjitha, kurse biletat për revanshin në Madrid u “zhduken” sa të hapësh e të mbyllesh sytë, më saktë, brenda një kohe rekord. Interesi për ndeshjen e kthimit është aq i madh, sa

81 044 bileta u shitën, besojeni ose jo, brenda tetë minutave, që do të thotë më shumë se 10 000 bileta në minutë!

Për të qenë më të saktë e të qartë: biletat për ndeshjen mes Realit të Madridit dhe Juventusin u nxorën, dje, në shitje, në mëngjes, në orën 10:00, ndërsa, në orën 10:08 minuta, të gjithë vendet e stadiumit “Bernabe” ishin shitur!

Në fakt, deri te biletat për këtë ndeshje mund të arrinin vetëm tifozët që kanë karta ose bileta sezonale për ndeshjet e Realit në La Liga dhe që kanë përparësi gjatë blerjes së biletave për të gjitha ndeshjet e klubit “mbretëror” në Champions.

Sfidanti.al