Champions League, vjen konfirmimi nga Turqia: Finalja në gusht në Stamboll

Finalja e Ligës së Kampioneve në Stamboll do të luhet në gusht. Ajo që e konfirmoi këtë ishte Federata Turke e Futbollit nëpërmjet presidentit të saj, Nihat Ozdemir menjëherë pas njoftimit të rifillimit të kampionatit turk në 12 qershor.

‘Turnetë  kombëtarë në Turqi do të mbyllen brenda muajit korrik’-ishin fjalët e Ozdemir që konfirmuan planin e bërë të ditur nha UEFA që synin zhvillimin e finales së Kompeticionit më të rëndësishëm për klube në 29 gushr pikërisht në stadiumin e përzgjedhur që në fillim ‘Ataturk’.

Ndërkohë që në lidhje me këtë cështje u shpreh edhe presidenti I FSHF dhe njëkohësisht anëtar I komitetit Ekzekutiv të UEFA, Armand Duka në një intervistë për radio Kiss Kiss. ‘Paris Saint Germaini do të luajë ndeshjet e Ligës së Kampioneve, ashtu sikurse edhe Lyon-tha Armand Duka-për ndeshjet e tjera po mendohet për mënyrën e organizimit, mund të jenë me ndeshje unike me gjysmëfinalet dhe finalen për t’u luajtur në Stamboll’.

Sfidanti.al