Çfarë po ndodh në Torino? Alegri thotë një gjë, Ronaldo tjetër gjë!

Kristiano Ronaldo nuk luajti në ndeshjen e fundit të Serisë A me Juventusin, duke qenë se u dëmtua para afro një jave në ndeshjen miqësore mes Portugalise dhe Serbisë, kështu që, sikurse u tha, atij do t’i duhen rreth dy javë që ta rimarrë veten. Ronaldo, sidoqoftë, thotë se ai do të jetë gati për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve kundër Ajaksit, por jo të gjithë janë kaq optimistë në kampin e Juves.
Trajneri Masimo Alegri thotë se ai nuk është i sigurt, nëse Ronaldo do të luajë në ndeshjen e parë kundër Ajaksit, sepse nuk dëshiron që të rrezikojë një dëmtim më të rëndë. Por, megjithatë, Ronaldo thotë diçka krejt tjetër dhe po stërvitet me kapacitet të plotë, duke e bërë të sigurt se ai do të luajë në ndeshjen e parë kundër Ajaksit.
Media italiane shkruan se, nëse Ronaldo ka vendosur që të luajë, askush nuk mund ta pengojë atë!
Sfidanti.al