Çfarë Mesi, çfarë Ronaldo, sulmuesi më “vrastar” luan në Skoci!

Shumë pritej këtë sezon nga yjet e mëdhenj, Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo, Robert Levandovski, etj., por ata kanë dalë në plan të dytë. Golashënuesi më i mirë në Evropë, tani për tani, është Stiven Dobi (35 vjeç) që luan me ekipin e ligës së dytë skoceze, “Queen of the South”. Stiveni u largua nga Skocia në vitin 2009, kur u bashkua me Suonsin, ndërsa më pas ka luajtur me Blekpulin, Brajtonin, Kristal Pallasin, Flitud Taunin dhe Boltonin.
Mbas disa aventurave në Angli, Stiveni vendosi të kthehej në Skoci, ku tani luan me ekipin e lartpërmendur të ligës së dytë dhe, deri tani, ai ka shënuar 21 gola në 14 ndeshje në të gjithë konkurrimet, ndërsa ka shënuar edhe tre tregolësha.
Sfidanti.al