Cështja Vidal, Barcelona sulmon agjentin e kilianit

Cështja e denoncimit të Vidal ndaj barcelonës për një bonus vazhdon të jetë temë diskutimi në mediat spanjolle e sidomos ato katalanase. Në orët e fundit kjo histori u pasurua me një kapitull të ri teksa u mësua se klubi kampion i Spanjës u hodh në kundërsuilm duke fajësuar agjentin e Vidal, Fernando Felicevic për situatën e krijuar me denoncimin e bërë ndaj Barcelonës për këtë bonus të papaguar sic pretendohej.

Ideja e Felicevic ishte që nëpërmjet kësaj manovre të lehtësohej largimi i Vidal nga Barcelona me mesfushorin që prej kohësh është vënë në shënjestrën e Interit. Ndërkaq vetëm një ditë më parë, një komision i përbërë nga eksponentë te AFE dhe La Liga e hodhën poshtë pretendimin e Arturo Vidal për këtë bonus  me kilianin që sipas ‘La Vanguardias’ mund të zgjedhë të vijojë betejën e tij ligjore duke iu drejtuar Gjykatës civile

sfidanti.al