Çështja Ozil; Erdogan i hedh benzinë zjarrit

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan i hedh benzinë zjarrit në cështjen Mesut Ozil. kreu më i lartë i shtetit turk që do të nisë një vizitë disa ditore në Gjermani, i doli sërish në mbrojtje mesfushorit turko gjerman rreth të cilit polemikat janë ende të forta. Përpara udhëtimit të tij në Berlin, Erdogan bëri një deklaratë që u konsiderua provokative

‘Tani ndoshta ne do të na duhet të sulmojmë një futbollist gjerman që jeton në Turqi se bën një foto me Merkel-tha Erdogan-vërtet nuk e kuptoj këtë logjikë. Ozil e ndjen veten të lidhur me te dy vendet; me Gjermaninë se aty ka lindur dhe Turqinë nga vijnë prindërit e tij.

E gjithë kjo histori nisi përpara fillimit të Kupës së Botës kur Ozil u takua me presidentin Erdogan duke bërë që kombëtarja gjermane të përfshihet nga kaosi, madje tifozët arritën deri aty sa i kërkuan trajnerit Joakim Lëv që të largojë ozil nga kombëtarja. Gjërat u përkeqësuan pas përfundimit të Botërorit të Rusisë, ku Gjermania u eliminua që në fazën e grupeve. ozil deklaroi tërheqjen nga kombëtarja gjermane duke e ndezur akoma më shumë situatën teksa lëshoi akuza të forta për racizëm në drejtim të drejtuesve të Federatës Gjermane të Futbollit duke bërë që kritikat ndaj tij në Gjermani të bëhen akoma më të shumta

sfidanti.al