Cështja Myler te Bajerni; Mateus kërkon rinovimin e sulmuesit

Ditët e fundit e përditshmja Bild foli për pakënaqësitë e Tomas Myler me situayën e tij te Bajerni I Mynihut duke shtuar se sulmuesi 30 vjecar kishte kërkuar edhe largimin nga kampionët e Gjermanisë në merkaton e muajit janar. Në debatin e krijuar u përfshi edhe një legjendë e futbollit gjerman si Lotar Mateus që doli kundër largimit të Mylerit

‘Myler është një ikonë për Bajernin e Mynihut, por ai ka qenë një figurë me shumë vlera në nivel sportiv-tha Lotar Mateus-largimi I tij do të jetë një humbje për të gjithë. Për këtë aryse propozoj rinovimin e kontratës së Mylerit’. Sipas Mateusit, asnjë klub nuk është në gjendje që t’I ofrojë Mylerit pozicionin ideal në fushën e lojës që është të qëndrojë prapa Robert Levandovskit’

Mateus që ka qenë kapiteni I bajernit të Mynihut e shpjegon këtë situatë të krijuar për Mylerin me tentativën e bavarezëve për të sjellë në Mynih Leroi Sane dhe ardhjen me huazim të Filipe Kutinjos.

Sfidanti.al