Cështja Baloteli; pezullohet dënimi për sektorin Poltrone Est në stadiumin e Veronës.

Nuk është një prapakthehu e vërtetë, por Verona e konsideron si një fitore; Federata Italiane e Futbollit, në pritje të të dhënave të reja në lidhje me cështjen Baloteli vendosi të pezullojë skualifikimin e sektorit ‘Poltrone Est’ të stadiumit Bendegodi.

Ky sektor u skualifikua për shkak të koreve raciste që u dëgjuan gjatë ndeshjes mes Veronës dhe Breshias me protagonist Mario Balotelin dhe që shkaktoi zemërimin e sulmuesit, me klubin veronez që më pas e apeloi këtë vendim dhe tani Federata Italiane e Futbollit e pezulloi për momentin  mbylljen e këtij sektori.

Sfidanti.al