Celtic ‘fuci baruti’, Lennon akuzon: Ka një spiun në dhomat e zhveshjes

Dy ditë përpara ndeshjes së Europa League me Milanin, të Celtic kanë shpërthyer problemet e brendshme. Trajneri Neil Lennon denoncoi praninë e një ‘spiuni’ që i ka bërë të ditur medias formacionin për sfidën kundër Rangers.

‘Janë gjëra të neveritshme-tha Lennon-po bëj gjithcka është e mundur për të mbrojtur privatësinë, por dikush zbulon sekretet tona’

Milan që të enjten do të luajë në Glasgoë për startin e fazës së grupeve të Europa League, shkon në këtë ndeshje me moralin në nivelet më të larta pas fitores në derbi dhe marrjes i vetëm të kryesimit në Serie A. kuqezoinjte do të përballen me një skuadër që është në krizë nervazh pas humbjes në derbin me Rangers me këtë të fundit që tani kryeson me 4 pikë më shumë se rivalët e përjetshëm e që për më tepër ka edhe 1 ndeshje më pak. Celtic ka fituar 9 tituj radhazi dhe tani kërkon titullin e 10 që do të përbëjë një rekord për  futbollin skocez.

Sfidanti.al