Celsi pranon abuzimet me minorenë në vitet ’70 dhe kërkon falje

Celsi kërkoi falje si institucion për një prej cështjet më të rënda të përjetuara brenda tij sic ishte abuzimi seksual me minorenë gjatë vitëve 70 nga ana e Edi Hith i cili u nda nga jeta në fillim të viteve 80. pavarësisht se ka kaluar shumë kohë nga ajo që ka ndodhur, klubi londinez e pa të nevojshme që të japë shpjegimet e tij rreth kësaj cështjeje.

‘Nuk duam të largojmë përgjegjësinë për atë cfarë ka ndodhur në të kaluarën-theksohet në një komunikatë të Celsit-ideja për të rishqyrtuar të gjithë këtë histori është për të hedhur dritë në ngjarjet më të errëta të klubit tinë për të mësuar dhe ndihmuar në mbrojtjen e futbollistëve tanë në të ardhmen. Nuk kemi synim që të fshehim asnjë episod të abuzimit që ka ndodhur në të kaluarën’

Celsi publikoi një dosje prej më shumë se 200 faqesh të hetimit për këtë cështje delikate që nisi para 2 vitesh. Edi Hith që ishte punonjësi i klubit abuzoi me minorenë për vite të tëra., Nga 23 rastet që përmenden në këtë raport, në disa raste viktima flisinin për agresione të rënda seksual që kanë ndodhur në momente private deri në përdhunime.
Nga hetimet rezulton se nuk ka prova që drejtuesit apo përgjegjës të tjerë të klubit kanë qenë realisht në dijeni të asaj që ndodhte edhe pse Hith siguronte se ishte dikush që e bëri një vesh shurdh në lidhje me këtë cështje. Po kështu

Celsi pranon se shumë prej futbollistëve u larguan nga klubi për shkak të Hith të cilin e përkufizuan si të rrezikshëm dhe abuzues prolifik të minorenëve. Theksohet se Hith nuk u hetua nga drejtësia për abuzimet e tij përpara vdekjes, ndërkohë që në 2014 shumë viktima u dëmshpërblyen por u detyruan të firmosnin një klauzolë konfidencialitetit dicka për të cilat Celsi kërkoi falje.

sfidanti.al