Çeferin mburret: Futbolli evropian nuk ka qenë më i shëndetshëm

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, deklaroi se futbolli evropian nuk ka qenë kurrë më stabil sesa tani dhe, sipas tij, meritë kryesore ka rregulli financiar fair play (FFP). Sipas një analize të UEFA-s, klubet në vitin 2011, para se të aplikohej FFP-ja, ishin me humbje me një vlerë të përgjithshme prej 1,7 miliardë dollarësh, ndërkohe që sivjet, për herë të parë, u shënua suficit.
UEFA bën të ditur, duke u mbështetur tek analiza e saj për vitin financiar 2017, se klubet kanë realizur fitime të përbashkëta me një vlerë të përgjithshme prej 20,1 miliardë eurosh që do të thotë 1,6 miliard euro më shumë sesa në të kaluarën. Të gjithë bashkë, klubet, më 2017, ishin plus 600 milionë euro.
“Falë rregullit financiar fair play, futbolli tani është bërë më i shëndetshëm. FFP-ja ka krijuar një platformë mjaft të mirë për kontrollin rigoroz të shpenzimeve të klubeve dhe gjendjen e borxheve të tyre.
Sfidanti. al