Cavani, dështon kalimi te Benfica, lojtari pretendoi shumë

Dështon kalimi i Edinson Cavanit te Benfica. Sipas asaj që publikohet në median portugese tratativat mes palëve u ndërprenë për shkak të pretendimeve financiare të sulmuesit uruguajan që udhëtoi drejt Lisbonës bashkë me përfaqësuesit e tij për të mbyllur këtë transferim. Drejtuesit e Benficës e konsideruan shumë të lartë kërkesën për pagë të futbollistit që ishte 10 milionë Euro në sezon në një kontratë 3 vjecare.

Benfica i kishte ofruar një kontratë 3 vjecare me pagë 8 milionë Euro në sezon, por Cavani nëpërmjet vëllait dhe njëkohësisht agjentit të tij kërkoi 10 milionë Euro që u konsiderua një pretendim i tepërt nga klubi nga Lisbona. Cavani e mbylli kontratën me Paris Saint Germain në 30 qershor dhe vendosi të largohet menjëherë nga kampionët e Francës pa luajtur Ligën e Kampioneve është liruar me parametra zero. Tani agjentët e tij po kërkojnë të lidhen sërish me Atletico Madrid me shpresën për ta transferuar atë në Spanjë.

Sfidanti.al