Yjet e Bajernit dalin hapur : Nuk e duan Tuhelin si trajner?

Angazhimi i ardhshëm i Tomas Tuhelit ka ngritur shumë pluhur, para së gjithash në Gjermani, por edhe në vendet të tjera të Evropës. Përmenden klube të tillë si Arsenali, PSZH-ja dhe Çelsi, si edhe në vendin e vet, ku thuhet se ai mund të marrë përsipër Bajernin e Mynihut. Sidoqoftë, mbas informacioneve jo të pakta që kanë të bëjnë me atë, nëse ky trajneri ri mjaft i mirë do ta vazhdojë karrierën e tij në Bavari, u prononcua gazeta e mirinformuar, “Bild”, që shkruan se Tuheli është shumë larg Bajernit dhe si arsye ajo sjell faktin se lojtarët kryesorë të klubit bavarez nuk e duan Tuhelin.

Gazeta në fjalë shkruan se futbollistëve të Bajernit nuk u pëlqen mënyra e punës së Tuhelit, sidomos, fakti se ai, sipas tyre, është shumë pedant dhe merret me vogëlsira. Në fakt, Tuheli, gjatë qëndrimit të tij në Dortmund te Borusia, aplikoi një serë ndalimesh për shumë gjëra, midis të tjerave, se lojtarët duhet që të lëpijnë karamele gjatë të gjithë kohës, sepse ato bëjnë mirë për fizikun e tyre, se ata duhet të hanë ushqime që nuk përmbajnë shumë karbohidrate…!

Sfidanti.al