“Trajneri-Kult”, Peter Nojrurer, e rinis karrierën nga liga e katërt!

Ai është një nga ata trajnerë që nuk kanë fituar trofe, por që vlerësohen dhe respektohen shumë në vendet ku kanë punuar. i tillë Peter Nojrurer, që jo më kot gazeta “Bild” e quan “Kult-Trainer”, pra nga të shquarit në futbollin gjerman. Pas një karriere të nisur në 1984 e të mbyllur në 2014, Norjurer pranoi të rikthehej në stol në moshën 63-vjeçare për një ekip të kategorisë së … katërt! Klubi i Vatenshajdit (Ëattenscheid 09) e bindi veteranin që të hiqte dorë nga “pensioni” me synim për të arritur sukses.

Nojrurer punoi në plot 13 klube, në një periudhë 30-vjeçare. Ai pati sukses me Zarbrykenin dhe Bohumin, duke i ngjitur në Bundesligë. Në Zarbryken nisi punën në 1991, doli kampion i kategorisë së dytë dhe u ngjit mes më të mirëve. Me Bohumin u ngjit në Bundesligë në 2001, dhe e mbajti ekipin për dy sezone në elitë. Suksesi tjetër ishte ai me Hanoverin, duke e marrë ekipin në vendin e fundit në Bundesligë, dhe duke i mbijetuar rënies.

Sfidanti.al