Tomas Myleri zhurmon në klub: “Cfarë do prej meje, ky Ançeloti!”

Bajerni i Mynihut po arrin fitoret e pritshme në Bundesligë, por, sidoqoftë, është ndezur një “vatër zjarri” në dhomën e zhveshjes së klubit bavarez, pasi Tomas Myleri që është rritur që fëmijë në këtë klub, pjesëtar i përfaqësueses gjermane, është i pakënaqur nga qëndrimi që mban ndaj tij trajneri Karlo Ançeloti. “Nuk e di se çfarë do që të bëj, ky Ançeloti, që unë të luaj në formacion. Siç duket, ai ka plane të tjerë”, deklaroi Myleri në Bremen, mbas ndeshjes, në të cilën ai hyri si zëvendësues andej nga fundi i ndeshjes.

Trajneri i Bajernit, Ançeloti, ndoshta, edhe në përpjekje për ta qetësuar situatën, duke shpjeguar formacionin e ekipit të tij në Bremen, tha se fjala ishte për një lloj taktike tjerër në ndeshjen me Verderin.

Sfidanti.al