Tomas Myler: E dija se Guardiola do ta kishte pisk në Angli!

Mançester Siti është vetëm në vendin e katërt në Premier Ligë dhe 7 pikë prapa Çelsit që kryeson. Trajneri i shkëlqyer katalanas nuk pritej ta kishte kaq të vështirë në sezonin e tij të parë, por gjithsesi është dikur që edhe e kishte menduar. Ky dikush quhet Tomas Myler dhe është ish-lojtar i Guardiolës kur drejtonte Bajernin e Mynihut. Sulmuesi, në të vërtetë, nuk po shkon aspak mirë këtë sezon, as ai vetë, por gjithsesi gjen kohën të përgjigjet për hallet e katalanasit.

“Nuk më duket e papritur e madhe që Pep po ndjen vështirësi tek Siti dhe që kampionati anglez nuk ka asnjë favorit të qartë për titullin, – tha ai, – ka shumë faktorë që e bëjnë punën e tij më të vështirë. Premier Liga është një kampionat shumë i vështirë, ka shumë skuadra të forta, dhe ka një numër të madh ndeshjesh. Nuk është e lehtë të fitosh ndaj çdo kundërshtari”.

Myler mendon se Guardiola do ta ketë më të lehtë sezonin e dytë, kur të përshtatet. Tek Barcelona dhe tek Bajerni, Pepi pati shumë më tepër sukses, edhe pse me bavarezët nuk mundi ta fitonte Ligën e Kampionëve. Me Sitin, ai e nisi shumë mirë duke arritur 10 fitore radhazi në ndeshjet e para, por pastaj nisën problemet.