Tifozët gjermanë e kanë seriozisht: Bir k… nuk mund të quhet racizëm!

Në ndeshjet e së shtunës të javës së 25-të të Bundesligë, mesazhi ishte i qartë, të paktën nga ana e ultrasve. Ata ishin të bashkuar kundër dënimit të sjelljes së tifozëve të Bajernit që ofenduan presidentin e Hofenhajmit, Ditmar Hop. Pankartat ishin të ndryshme në ndeshjet Gladbah-Dortmund, Shalke-Hofenhajm, Leverkusen-Frankfurt, Herta-Verder, Volfsburg-Lajpcig dhe Paderborn-Këln. Në njërën prej tyre lexohej “bir k… nuk mund të quhet racizëm”. Të tjerat ishin të tilla si “dinjteti i miliarderit është i paprekshëm”, “DFB është Shoqata e Futbollit e Ditmarit”, “fytyrat e shëmtuara të futbollit” (duke pasur fytyrat e drejtuesve si Rumenige, Keler, Koh, Hop e Shikhart me hundën e shënuar me të kuqe), “presidenti është thjesht një figurë simbolike”, “jemi kundër dënimeve kolektive”.

Sfidanti.al