Tifozët e Frankfurtit s’pyesin për vapën, 40 000 abone të shitura

Sezonin e kaluar ata u bënë lajm i madh i Ligës së Europës, ashtu si skuadra e tyre. Tifozët e Ajntrahtit të Frankfurtit shkëlqyen në numra dhe në mbështetje, ndërsa ekipi gjerman kaloi tur pas turi, derisa u ndal me vështirësi nga Çelsi (kampioni i ardhshëm) në gjysmëfinale. Ky marshim i shkëlqyer i bëri entuziastë mbështetësit e tij të zjarrrtë, që e treguan veten menjëherë.

Revista gjermane “Kiker” njofton se për 3 orë u shitën 40 000 abone për sezonin e ri të Ligës së Europës. Kjo, edhe pse ndeshjet e Frankfurtit nisin në 24 korrik, në turin e dytë eleminator, pra në mes të vapës. Tifozët nuk pyetën për këtë, as për faktin se këtë sezon Ajntrahtit do t’i duhet të kalojë nëpër turin e tretë dhe pastaj në plej of, që të kualifikohet për në grupe. Kjo, për shkak të koeficientit të ulët, pavarësisht heroizimit të vjetshëm. Kundërshtari i parë do të jetë ose Flora e Talinit nga Estonia, ose Radniçi i Nishit nga Serbia.

Sfidanti.al