Të rejat nga Bajerni, Gorecka një anti-Dortmund, Kovaç si Hënesi

Gazetat gjermane ia ndryshuan emrin, duke e quajtur jo Gorecka, por TORecka, një lojë fjalësh, ku “TOR” në gjermanisht do të thotë gol. E pra, numri 18 i bavarezëve ishte vërtet njeriu-gol në Hofenhajm, duke shënuar dy herë në fitoren 3-1. Nëse ka një njeri që mund të flasë më shumë për rivalitetin me Dortmundin është pikërisht 23-vjeçari.

Gazeta “Bild” kujton shpejt e shpejt se Gorecka ka qenë lojtar i Shalkes, pra ndeshja ndaj Dortmundit ka qenë një derbi i Ruhrit. “Jo vetëm kaq, – saktëson lojtari, – unë kam pasur rivalitet ndaj Dortmundit, që kur kam qenë lojtar i Bohumit”.

Mediat theksojnë edhe dikë tjetër përveç Goreckës apo Manuel Nojerit. Ato shkruajnë për trajnerin Niko Kovaç, duke i bërë disa vlerësime. “Kovaç kaloi krizën e parë në drejtim të Bajernit, duke e stabilizuar skuadrën, – thekson “Bildi”, – në Hofenhajm, bavarezët luajtën me një mënyrë dominuese që nuk ishte parë prej kohësh. Për më tepër, siguria në deklarata e Kovaçit për duelin me Dortmundin, ishte e tillë sikur të kishte marrë leksione nga Uli Hënesi. Pra, “Kovaç është bërë si Hënesi”, shkruajnë gazetat.

Sfidanti.al