Te gjithe kundër Ancelottit; Italiani do të ’emigrojë’ në Kinë?

Carlo Ancelotti është gjithnjë e më shumë në syrin e ciklonit të kritikave dhe polemikave në Gjermani. Trajneri italian nuk i ka bindur plotësisht drejtuesit e Bayernit të Mynihut edhe pse ka mundur të fitojë 3 trofe me këtë skuadër. pakënaqësiotë u shtuan akoma më shumë pas humbjes të pësuar të shtunën ndaj Hoffenheimit që i kushtoi Bayernit kryesimin e kampionatit.

Tashmë zërat kritikë ndaj tij janë bërë më të fuqishme, madje ka nga ata që mendojnë se Ancelotti do të transferohet në kampionatin kinez në muajin janar dhe ai që e thotë këtë është Mario Basler, ish futbollist i Bayernit të Mynihut. ‘Kam dëgjuar se Ancelotti ka firmosur me një klub kinez-tha Basler-di që ai do të largohet gjatë muajve të dimrit pasi në atë periudhë starton sezoni futbollistik në Kinë. Nuk mund ta konfirmoj këtë lajm me 100%, por burimi im është i besueshëm. Nuk është e thënë që kjo të ndodhë, por këto janë zërat që po qarkullojnë’.

sfidanti.al