Sanço? Pas refuzimit të 80 milionëve, do të bëjë çmendur Man. Junajtidi?

Drejtori sportiv i Dortmundit është në pozita të mira sot dhe nuk e ka problem kur deklaron se as një shifër e tillë nuk mjafton për kartonin e anglezit. Mançester Junajtidi po bën ç’mos që të marrë Xhejdën Sançon, sidomos pas humbjes së ndeshjes së parë të Premier Ligs ndaj Kristël Palasit. Gjithsesi, Mikael Cork nuk lëshon pe, nuk bëjnë punë as 80 milionë euro (73 milionë paundë stërlina), sepse Dortmundi kërkon 120 milionë euro. Trajneri i “djajve të kuq”, Solskjer, nuk dëshiron të shpenzojë kaq shumë, veçse Sanço i duhet për të forcuar një skuadër që ka ende nevojë për cilësi dhe shpejtësi. Kjo do të thotë se Solskjeri do të duhet të shpenzojë më shumë, ndoshta 100 milionë euro. Edhe gjermanët e dinë dhe presin ofertën e radhës.

Sfidanti.al