Rud Gulit: Mos i besoni ato që thotë Ten Hagu për Bajernin!

Pas Ralf Rangnikut, nga lista u hoq edhe Arsen Venger. Kështu shkruajnë mediat e informuara, që bëjnë me dijë se trajneri francez i telefonoi shefit ekzekutiv të Bajernit, Rumenige, duke i shprehur interesimin për të qenë trajner, por “uvertura” e tij u hodh poshtë. Çfarë po pret, dhe kë po kërkon klubi bavarez? Të tillë si Jurgen Klop janë për momentin të paarritshëm, Tomas Tuhel deklaroi se nuk ishte i interesuar, për Murinjon, Alegrin dhe Poçetinon nuk po thuhet asnjë fjalë, ndërsa Erik Ten Hag deklaroi se do të qendrojë tek Ajaksi deri në fund të sezonit, të paktën.

Gjithsesi, legjenda holandeze, Rud Gulit, dyshoi tek sinqeriteti apo zgjuarsia e fjalëve të Ten Hagut. “Ai ka thënë se të drejtosh Bajernin është një ëndërr, – tha Guliti, – nëse Bajerni është ëndrra, ajo vjen vetëm një herë. Si ka mundësi që Bajerni të të kërkojë dhe të thuash “jo tani, por në fund të sezonit”? Mendoj se ai do të shkojë tek Bajerni. Një edhe një bëjnë dy, jo tre”. Ten Hag ka kontratë me Ajaksin deri në 2022, ndërsa nga 2013 deri në 2015 ai ishte trajner i Bajernit B.

Sfidanti.al