Rikthim te Barcelona? Kutinjo as që nuk e con në mendje

Filipe Kutinjo duket se është I kënaqur te Bajerni I Mynihut dhe nuk e përjashton mundësinë e qëndrimit të tij te kampionët e Gjermanisë edhe për një sezon tjetër, nëse gjërat do të shkojnë mirë. Që nga moment që drejtimin e Bajernit e ka marrë Hansi Flik, si braziliani ashtu edhe Thiago nuk kanë vazhdimësinë ne lojë si në kohën e Niko Kovac, por Kutinjo po lufton për një vend në formacionin bazë dhe e sheh të ardhmen te klubi bavarez edhe pas kontratës së huazimit

‘Ndihem shumë komod-tha Kutinjo-mendoj që të qëndroj këtu për një vit dhe jam I përqendruar te ky moment. Por nëse gjithcka shkon mirë do të më pëlqente të qëndroja këtu edhe pas këtij viti’.

Përsa  I përket Flik, Kutinjo nuk I kurseu lëvdatat. ‘E kemi kuptuar shumë mirë mënyrën e tij për të stërvitur e luajtur-vijoi Kutinjo-gjërat po ecin mirë  për këtë arsye. Flik na bën të ndihemi të gjithë të rëndësishëm. Jemi të kënaqur, por edhe të ndërgjegjshëm se kemi shumë punë për të bërë

Sfidanti.al