Reali nuk prishet me Bajernin për Levandovskin

Një lojtar i madh është tepër i rëndësishëm dhe Robert Levandovski i përket kësaj kategorie, por duket se Reali nuk do të tentojë që ta marrë. Mediat gjermane raportojnë se madrilenët i kanë ndërprerë përfundimisht bisedimet me Bajernin dhe me agjentin e Levandovskit, Pini Zahavi.

Gazeta “Bild” i referohet një lajmi të “Skajit” (Sky Sports), ndërsa komenton se në këtë skenar kanë ndikuar fjalët e thëna pak ditë më parë nga Karl-Hajnc Rumenige. Bosi bavarez ishte shprehur se “nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi ne e dimë se Levandovski do të luajë për Bajernin sezonin e ardhshëm, ndërsa ai ka një kontratë shumë të gjatë”.

Çfarë ka ndodhur? Me siguri, fjalët e Rumeniges ishin një sinjal për në Madrid dhe presidenti i Realit, Florentino Perez, u përgjigj me një mesazh telefonik ku premtonte se nuk do të kishte kontakte për sulmuesin polak. Levandovski, 29-vjeçar, ka shënuar 40 gola në 46 ndeshje këtë sezon.

Sfidanti.al