Quhet Leo, talenti i ardhshëm i Bundesligës vjen nga Finlanda

Trajnerët zakonisht rezervohen të bëjnë parashikime për një lojtar të moshës 13 apo 14 vjeç, edhe kur ky duket i shkëlqyer. Sidoqoftë, për Leo Valtën, vlerësimet janë maksimale, dhe fëmija 14-vjeçar duket se do të jetë talenti i madh i radhës në Bundesligën gjermane. Leo është nga Finlanda dhe ka arritur që tani shtatlartësi 1.63 metra.

Mesfushori cilësohet si talenti më i madh i Finlandës për moshën e tij (viti i lindjes 2003), po ashtu është cilësuar si lojtari i ri më i mirë në kryeqytetin Helsinki, ndërsa ka luajtur për U15 e U16 të Finlandës. Verën e kaluar ai mori pjesë në një kamping stërvitor të Bajernit ku bëri përshtypje, ndërsa tani u stërvit për 3 ditë me U16 të Hofenhajmit.

“Unë dua që të jem një profesionist sa më shpejt, – thotë Leo, – dhe më pëlqen të luaj në Bundesligë apo Premier Ligë”. Babai i tij, Jani, dhe këshilltari Vile Arniko, e shoqëruan për në Gjermani, ndërsa djali kishte marrë leje nga shkolla. Gjithsesi, do të duhet të pritet deri në verë të 2019-ës sepse rregullat e FIFA-s nuk lejojnë nënshkrim të një kontrate profesioniste pa mbushur 16 vjeç.

Sfidanti.al