Pronari i Hofenhajmit gjen vaksinën (vërtet) dhe refuzon Trampin!

Ditmar Hopi është një shënjestër e urryer e ultrasve në Gjermani, por përveç kësaj ai është pronar i një kompanie të suksesshme farmaceutike, të quajtur KureVak (CureVac). Si një drejtues i zoti, ai kërkoi nga specialistët e tij që të krijonin një vaksinë kundër koronavirusit, dhe mediat gjermane shkruajnë se kjo gjë ka ndodhur. E shkruan revista e njohur “Der Shpigel”, ndërsa duhet pritur që lajmi të konfirmohet, dhe që të shihet sesa kohë do të duhet që një vaksinë e tillë të testohet përpara sesa të ofrohet për publikun.

“Der Shpigeli” shkruan se edhe presidenti amerikan, Donald Tramp, këtë herë në rolin e biznesmenit, ka kërkuar të blejë aksionet e kompanisë së Hopit, por ky i fundit nuk ka pranuar. Ministri Federal i Ekonomisë, Peter Altmajer (CDU) ka deklaruar me kënaqësi se “ishte një vendim i madh nga drejtuesit e kompanisë, për t’i ofruar një vaksinë për gjithë botën, duke treguar se çfarë duhet bërë. Gjithsesi, Gjermania nuk është në shitje”. Altmajer konfirmon edhe se vaksina nuk do t’i shitet amerikanëve (si patentë), por do të shpërndahet për t’u përdorur nga njerëzit. Shpresohet që këto veprime të Hopit t’ia ndryshojnë paksa mendjen ultrasve të futbollit në Gjermani.

Sfidanti.al