Probleme tek Dortmundi? Marko Rojsi ka në krah Joakim Lëvin!

Mediat “iu hodhën në fyt” pas shpërthimit të tij gjithë nerva në Bundesligë. Nuk janë kohë të lehta për Marko Rojsin, ndërsa Dortmundi po tronditet shumë këtë fillim sezoni, dhe ai është treguar shumë i brishtë, veçse 30-vjeçari gjerman e ka dikë në krah. Ky “dikush” nuk është më pak sesa vetë trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv. “Në kombëtare, Marko Rojs është në formën e duhur dhe me mentalitetin e duhur, – u shpreh Lëvi, – duhet të them se tek ne ai është një profesionist i vërtetë”.

Një mbështetje e rëndësishme në një moment të vështirë, që mund ta ndihmojë Rojsin të mbledhë veten dhe të shkëlqejë si më parë edhe tek Dortmundi. Kritika më e madhe për të ka qenë mungesa e mentalitetit të duhur, ashtu siç është shigjetuar edhe Borusia. Sidoqoftë, Lëvi mendon se Rojsi është partneri më i mirë në sulmin e Gjermanisë për më të rinjtë si Leroi Sane apo Serg Gnabri.

Sfidanti.al