Plas te Bajerni; Hames Rodrigez tani e ka me Salihamixhic

Hames Rodrigez bëhet protagonist i një tjetri debati te Bajerni i mynihut. këtë radhë, futbollisti kolumbian e ka kapur me Drejtorin Sportiv të klubit Hasan Salihamixhic. lajmi publikohet nga e përditshmja gjermane ‘Bild’ sipas së cilës, Hames, gjatë ndeshjes së 27 tetorit kundër Mainzit ku ai u zëvendësua, refuzoi të përshëndesë Salihamixhic kur ky i fundit iu afrua. madje Hames arritui deri aty sa t’i thotë drejtuesit të klubit bavarez se gabohej

Pak javë më parë, Hames shfaqi me forcë pakënaqësinë ndaj trajnerit Niko Kovac. Gjithnjë sipas ‘Bild’ në atë moment, Hames në mungesë të Kovac deklaroi: ‘Këtu nuk jemi në Frankfurt’ duke iu referuar ekipit që trajneri aktual i bajernit drejtonte sezonin paraardhës.

Në atë periudhë, Bild vinte në dukje pakënaqësitë edhe të futbollistëve të tjerë të Bajernit për metodën e punës së Niko Kovac dhe sistemin e tij të lojës. Në fund të muajit shtator, SportBild foli edhe për një takim të agjentit të Hames, Zhorzh mendes me drejtuesit e Bajernit për të parë mundësinë e largimit të tij në merkaton e muajit janar, pikërisht 6 muaj përpara përfundimit të kontratsës së huazimit të tij te kampionët e Gjermanisë.

sfidanti.al