Paratë e vendosin Levën midis Lahmit dhe Mëlerit

Mediet polake dhe gazeta gjermane “Bild” raportojnë se Rober Levandovski është drejt rinovimit të kontratës me Bajernin, e cila i mundëson atij një rritje të ndjeshme page. Çështja ende nuk mund të quhet e mbyllur. Negociatat janë drejt përfundimit, por duhen disa ditë që të hidhen firmat.

Kontrata e 28-vjeçarit, e cila aktualisht përfundon në vitin 2019, pritet të zgjatet me dy vite të tjera. Paga e tij vjetore do të jetë një shifër e ndërmjetme e pagës së Filip Lahmit (12 mln euro) dhe Tomas Mylerit (15 mln euro). Polaku do të jetë lojtari i tetë me kontratë përtej vitit 2020 te kampionët.