Një katastrofë e vërtetë për gjermanët, “uragani” i humbjeve europiane

Java që kaloi, ishte me siguri një nga javët më të këqia, kur është fjala për rezultatet e klubeve gjermanë në konkurrimet evropiane. I pabesueshëm “tingëllon” fakti se të gjithë të gjashtë klubet gjermanë që konkurrojnë në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Evropës, jo vetëm që i humbën ndeshjet, por shënuan gjithsej dy gola!

Filloi të martën me humbjen e Borusias së Dortmundit nga Reali i Madridit, në fushën e vet, me rezultatin 1-3, ndërsa përfundoi me ndeshjet e Ligës së Evropës, ku humbjet e tyre shënuan Herta e Berlinit, Hofenhaimi, Këlni dhe Lajpcigu, ndërkohë që, të mërkurën, Bajerni i Mynihut u mund me turp 3-0 nga PSZH-ja franceze. Herta u mund 1-0 nga Oesterundsi, Lajpcigu – 2-0 në stadiumin e Beshiktashit dhe Këlni në fushën e vet 0-1 nga Crvena Zvezda, ndërkohë që Ludogoreci mundi 2-1 Hofenhaimin.