Një ilaç gjumi për Bajernin? Hofenhajmi është ideal..

Karlo Ancelotti e pranoi se mbrojtja nuk ishte shumë solide në pjesën e parë, çka edhe ju kushtoi me humbje nga Hoffenheim.

Bayern Munich ka pësuar humbjen e parë në vitin 2017, pasi është mposhtur në udhëtim nga Hoffenheim me rezultat minimal 1:0.

Trajneri Carlo Ancelotti e pranoi se Hoffenheim e zuri në befasi mbrojtjen e tij jo shumë solide.

“Ishim të papërgatitur nga mënyra e tyre e lojës dhe nuk ishim shumë solidë prapa. Hoffenheimi luajti në mënyrë shumë intensive dhe në pjesën e parë na detyroi të luanim keq. Në të dytën ishim më mirë, më agresivë, patëm shanset tona, por ndonjëherë ndodh që nuk të ecën. Ky është futbolli”, tha Anceloti pas ndeshjes.