Një gol për një vit ushqim falas, Haland kjo është dhurata për ty!

Nuk ia ka aspak nevojën një gjëje të tillë, por ai që ia blatoi këtë, ndoshta dëshirë ta ketë disa herë për drekë, si dhe të tregojë se mbetet një pjesëtar i “Murit të Verdhë”. Kevin Groskrojc, ish-lojtar i Borusias së Jurgen Klopit, i bëri këtë dhuratë Erling Halandit, pasi ky shënoi në derbin ndaj Shalkes. Sulmuesi norvegjez do të ketë mundësi të shkojë çdo ditë, po të dojë, në restorantin që Groskrojci ka në Dortmund, dhe të porosisë falas, mëngjes, drekë apo darkë. Në respekt të tij, 20-vjeçari Haland besohet se do të shkojë ndonjëherë në restorantin “Mit Shmakes”, më shumë për të takuar ish-dortmundasin. Groskrojc shpreson që Halandi të vazhdojë të shënojë dhe ta ndihmojë skuadrën për të fituar trofe.

Sfidanti.al