Nga Mesdheu tek malet me borë, yjet e Bajernit nisin pushimet!

Në gusht i pret Championsi, por sipas planifikimit gjerman, ata arritën që të pushonin në korrik. Futbollistët e Bajernit (po ashtu edhe të tjerët), kanë lënë bazën e tyre në Mynih, dhe janë shpërndarë si “zogjtë e korbit” bashkë me familjet e tyre, por “korbat” janë tepër të lumtur. E si mund të jenë ndryshe pas një sezoni kaq të vështirë, me kaq shumë stres, ndërprerje e pasiguri, por që deri tani ka qenë i jashtëzakonshëm me dy trofe të fituar, e me rekorde?!

Robert Levandovski (në foto me muskujt e barkut si Kristiano Ronaldo)  ndodhet në Detin Mesdhe, ndonëse nuk sqarohet mirë se në cilën pjesë të tij. Edhe David Alaba është në Mesdhe, në Spanjë, ndërsa Filip Kutinjo ka zgjedhur Jugun e Italisë. Lukas Hernandez ka shkuar në Ibica të Spanjës, ndërsa Zherom Boateng “ia ka mbathur” në Detin Balltik, me të dashurën Kasia. Kapiteni Manuel Nojer, gjithashtu, nuk ka preferuar Jugun, por malet me borë, duke bërë një rreth çiklistik amator me biçikletë.

Sfidanti.al